Të fundit

Zyrtare: Gjokoviq do të dëbohet nga Australia

Gjykata në Australi ka vendosur që ta dëbojë Novak Djokovicin nga vendi.

Vendimi u mor para pak çastesh dhe kështu kërkesa për aprovimin e vizës iu anulua tenistit serb.

20-herë kampioni i Grand Slam-it pati seancën në Gjykatën Federale sot në një përpjekje të fundit për të qëndruar dhe garuar për titullin.

Shefi i drejtësisë James Allsop, gjyqtari Anthony Besanko dhe gjyqtari David O’Callaghan vendosën njëzëri se Djokovic nuk kishte arsye për të kundërshtuar urdhrin e dëbimit të Ministrit të Emigracionit Alex Hawke.

Tani, Djokovic nuk ka vizë dhe kështu do të dëbohet nga Australia. Nëntë herë kampioni i Australian Open do të largohet nga vendi shumë shpejt.

Djokovic nuk mund të ankohet më për këtë vendim. Kështu, ai do të mungojë në GrandSlamin “Australian Open” që nis të hënën.

Qeveria nuk tregoi nëse do të përdornin opsionin për të parandaluar Djokovic që të aplikonte për vizë për të hyrë në Australi për tre vitet e ardhshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci