Një numër i madh i qytetarëve në zonat serbe në Kosovë, në jug dhe në veri të Ibrit, janë mbledhur sot në mëngjes në ora 08:00 në vendvotimet e tyre, për të votuar në referendum, i cili dje nga Kuvendi i Kosovës u ndalua që të mbahet përmes një rezolute të miratuar nga deputetët.
Tubimet pati edhe në Klinë, ku më pas policia ka kërkuar që qytetarët e grumbulluar të shpërndahen brenda 15 minutave, raporton Kosovo Online, transmeton Paparaci.
Disa qytetarë serbë sipas KO, u mblodhën edhe në Mitrovicën e Veriut, Shtërpcë, Graçanicë, Pasjan, Anamoravë dhe Gorazhdevc, të cilët janë shprehur të pakënaqur me vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
