Çdo kompani do të preket nëse flluska e inteligjencës artificiale shpërthen, ka thënë shefi i firmës amë të Googlet, Alphabet.
Në një intervistë për BBC-në, Sundar Pichai ka thënë se kur investimet në inteligjencën artificiale kanë qenë moment i jashtëzakonshëm, ka edhe diçka joracionale te “boomi” i madh i saj.
Ky paralajmërim vjen në kohën kur kompanitë në Silicon Valley kanë investuar shumë në inteligjencën artificiale në një prej industrive më të mëdha në vitet e fundit.
I pyetur nëse Google do të jetë imun nëse shpërthen flluska e inteligjencës artificiale, Pichai ka thënë se edhe gjiganti teknologjik mund të përfshihet në stuhinë që po paralajmërohet.
“Mendoj se nuk ka ndonjë kompani që do të jetë imune, përfshirë edhe neve”, ka thënë ai.
Pichai ka realizuar këtë intervistë në kohën kur tregu i inteligjencës artificiale nuk ka qenë kurrë më i ashpër.
Vetë kompania “Alphabet” që drejton ai ka investuar 3.5 trilionë dollarë në shtatë muajt e fundit në kapacitetet e veta për t’u mbrojtur nga kërcënimi prej ChatGPT.
Qysh në vitin 1996, shefi i Rezervave Federale të SHBA-së, Alan Greenspan kishte tërhequr vërejtjen për shpenzimet joracionale gjatë “boomit” të dotcom, treg që në fund u fundos.
