Të fundit

Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së pas planit me 28 pika për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas tij, Evropa duhet ta pranojë dhe të reagojë ndaj këtij ndryshimi në politikën e SHBA-së.

“Me planin 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, SHBA-të e Trump nuk mund të konsiderohen më si aleate e Evropës, e cila as nuk konsultohet për çështje që ndikojnë në sigurinë e saj. Evropa duhet ta pranojë dhe të reagojë ndaj këtij ndryshimi në politikën e SHBA-së.

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nxjerr në pah dështimin e strategjisë së paqësimit të BE-së. Dorëzimi ndaj kërkesave të tij për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci