Të fundit

Pas 15 orësh përfundon rrethimi në Orosh, vetëdorëzohen të dyshuarit

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka.

Kjo erdhi pas ndërhyrjes së motrave dhe vëllezërve të dy personave të dyshuar dhe thirrje për t’u dorëzuar, këta të fundit kanë pranuar, shkruan TCH.

Të dyshuarit fshiheshin në një shtëpi të braktisur në Orosh, ku fillimisht u identifikuan nga policia e Pukës, e më pas në ndihmë shkuan dhe forcat RENEA.

Cumrraku dhe Uka dyshohet se kanë qenë të armatosur rëndë, derisa dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist.

Pas dorëzimit, forcat RENEA do të futen në banesë me qen, për të kontrolluar për eksploziv dhe për të parë se çfarë fshinin në këtë ambient të braktisur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci