Të fundit

Bajrami: LDK-ja duhet të kthehet e para, vendi ka nevojë për një qeveri që largon mashtruesit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se LDK-ja duhet të rikthehet në vendin e parë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se oferta e kësaj partie bazohet në forcimin e shtetit, ekonomisë dhe aleancave ndërkombëtare.

Bajrami tha se alternativa e LDK-së synon “forcimin e ekonomisë përmes konkurrencës së ndershme dhe ballafaqimin e të korruptuarve me drejtësi”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të kthehet në vendin e parë. Alternativa që ne ofrojmë është forcimi i shtetit, forcimi i aleancave, forcimi i ekonomisë përmes konkurrencës fer dhe ballafaqimi i drejtpërdrejtë i të korruptuarëve me drejtësi. Koha që secili prej nesh të japë maksimumin për ta bërë projektin e LDK-së fitues për hir të shtetit dhe të ardhmes së fëmijëve, të rinjve, të moshuarve dhe gjithë shoqërisë”.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin LDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun.

“Ftoj çdo qytetar ta mbështesë LDK-në dhe kandidatin tonë për Kryeministër z. Abdixhiku më 28 dhjetor. Kërkoj përkrahje nga të zhgënjyerit, nga ata që Kosovën e duan si vend për të jetuar, nga prindërit që ardhmerinë e fëmijëve e shohin këtu, nga mërgata dhe nga të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka për Kosovën”.

“Ne nuk premtojmë mrekulli por funksionim të të gjitha hallkave të shtetit, llogaridhëne për taksat dhe besimin e qytetarëve dhe punë pa u ndalur”, tha Bajrami.

Ajo theksoi se qeverisja e ardhshme duhet të fokusohet në reforma që ndikojnë në rritjen e sektorit privat dhe në luftën “pa kompromis kundër mafisë energjetike”.

“Vendi ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin, largon mashtruesit, për një qeveri që i jepë përkrahje drejtësisë kur ndëshkon abuzuesit, një qeveri që merret seriozisht me reforma që ndikojnë në rritjen e sektorit privat dhe bën luftë të pa kompromis kundër mafisë energjetike. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë LDK-në, Zoti i bekoftë qytetarët dhe miqtë e Shtetit tonë!”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci