Të fundit

Autobusët “bllokojnë” Prishtinën, parkohen në rrugët kyçe të kryeqytetit

Autobusët e transportit publik dhe privat janë parkuar përgjatë një shiriti të rrugëve kyçe të Prishtinës të martën, në një protestë ndaj krizës së pagave.

Ata janë vendosur në rrugën ‘Trepça’ pranë Komunës së Prishtinës, rrugën ‘Agim Ramadani’, si dhe në rrugën ‘UÇK’, duke e rrethuar si objektin e Komunës, edhe atë të Qeverisë së Kosovës.

Sindikata e ‘Trafikut Urban’ ka nisur të hënën aksionin protestues ndaj krizës së pagave të punëtorëve.

Të hënën, ata pezulluan të gjitha shërbimet në kryeqytet, duke e paralizuar në tërësi transportin.

Sipas Sindikatës së ‘Trafikut Urban’, tash e dy muaj punëtorët e kësaj ndërmarrjeje nuk kanë marrë paga, ndërsa borxhi i tyre ndaj furnitorëve ka kaluar mbi 1.6 milionë euro.

Shkaku i vonesave në vendimmarrje nga kuvendet komunale, buxheti i Prishtinës, ai i Gjilanit dhe buxheti i Zubin-Potokut nuk janë përfshirë në buxhetin e Kosovës të 2025-s.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci