Pjesëtari i shoqërisë civile Agon Maliqi i ka hedhur poshtë raportimet për aderimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Maliqi tha sot se nuk e ka në plan të bëhet pjesë e asnjë subjekti politik.
“Angazhimi im publik dhe bindjet e mia politike gjithmonë kanë qenë transparente, shpesh ndoshta më shumë se sa që duhet. Prandaj si përgjigje ndaj një lajmi të publikuar mbi aderim në parti politike në këto zgjedhje (konkretisht në LDK) them: jo, nuk e kam në plan”, tha Maliqi në një shkrim në Facebook të mërkurën.
Maliqi tha se është i përmbushur nga angazhimet që ka momentalisht në rrafshin rajonal dhe ndërkombëtar.
