Të fundit

Oqeani nën akullin e hënës së Saturnit jep shenja për jetë jashtëtokësore

Oqeani i fshehur nën sipërfaqen e akullt të Enkeledit, hënës së Saturnit, për një kohë të gjatë ka dhenë shenja për mundësitë më të mira për jetën jashtëtokësore.

Këto shenja tani janë edhe më premtuese. Zbulimi i nxehtësisë që lirohet nga poli verior i hënës së ngrirë tregon se oqeani është i qëndrueshëm në hapësirë më të madhe kohore sa i përket gjeologjisë. Kështu, jep shpresë se jeta mund të zhvillohet atje.

“Për herë të parë mund të themi me saktësi se Enkeledi është në gjendje të qëndrueshme dhe se ka implikime për aftësinë e jetës”, thotë Carly Howett nga Universiteti i Oxfordit. “E dinim se ka ujë, krejt llojet e molekulave organike, nxehtësi, por stabiliteti është ajo pjesa e fundit e mozaikut”.

Howett dhe kolegët e saj kanë përdorur të dhënat e satelitit Cassini që ishte përreth Saturnit nga viti 2004 deri më 2017. Pjesa e brendshme e hënës nxehet nga forcat e baticës teksa zgjerohet dhe shtypet nga graviteti i Saturnit, mirëpo deri më tani kjo nxehtësi është vërejtur duke rrjedhur nga rajonet e polit të jugut.

Që jeta të jetë zhvillohet në oqeanin e Enkeledit, do të duhej ekuilibër: oqeani duhet të lëshojë aq nxehtësi sa po lëshohet. Matjet e nxehtësisë që vjen nga poli jugor nuk marrin parasysh të gjithë nxehtësinë e futur, por Howett dhe ekipi i saj zbuluan se poli verior është rreth 7°C më i ngrohtë nga sa mendonim më parë. I kombinuar me nxehtësinë që rrezaton nga poli jugor, kjo përputhet pothuajse saktësisht me totalin – guaska e akullit është më e trashë rreth ekuatorit, kështu që nxehtësia del vetëm në sasi të konsiderueshme në pole.

Kjo do të thotë që oqeani duhet të jetë i qëndrueshëm gjatë periudhave të gjata kohore. “Është shumë e vështirë të vendosësh një shifër për të, por nuk mendojmë se do të ngrijë së shpejti, ose se është ngrirë kohët e fundit”, thotë Howett. “Ne e dimë që jeta ka nevojë për kohë për të evoluar, dhe tani mund të themi se e ka atë stabilitet.” Në fakt, gjetja e jetës, nëse është atje, është një histori krejtësisht tjetër. Por si NASA ashtu edhe ESA kanë misione në punë për ta kërkuar atë gjatë dekadave të ardhshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci