Të fundit

Përplasje brenda KPK-së – propozohet shkarkimi i kryesuesit, dy anëtarë e lëshojnë mbledhjen

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vazhduar punimet në një seancë të re të hënën, disa ditë pas shkarkimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe zëvendësimit të tij me Agron Qalajn.

Edhe në mbledhjen e së hënës është vërtetuar ndarja në dy tabore e Këshillit.

Anëtarët janë përplasur që në fillimin e mbledhjes, në të cilën për herë të parë po merr pjesë u.d. i ri i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Anëtari joprokuror i KPK-së, Visar Krasniqi, e cilësoi të paligjshme mbledhjen për shkak të pjesëmarrjes së Qalajt në mbledhje derisa vendimi për emërimin e tij është ankimuar në Gjykatën Supreme.

Krasniqi, po ashtu propozoi që të hidhet në votim shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, Arjan Hajdarajt. Pas këtij propozimi, ai e lëshoi mbledhjen.

Edhe anëtari tjetër, prokurori Arian Gashi, e lëshoi mbledhjen pas kërkesës për largimin nga mbledhja të u.d. Kryeprokurorit të ri, raporton Paparaci.

I kontestuari nga disa prej anëtarëve, u.d. Kryeprokurori Qalaj tha se do të vazhdojë të qëndrojë në mbledhje, por nuk do të përfshihet në asnjë diskutim, as në votim.

“Unë u shpreha se do të marrë pjesë në këtë takim në përputhje me Ligjin. Po e citoj edhe njëherë: nuk do të përfshihem në diskutime dhe as në procesin e vendimmarrjes në çështjet që paraqiten sot për diskutim dhe votim duke mbajtur qëndrim neutral deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, tha Qalaj.

Para se të dërgonte mbledhjen në pauzë prej dhjetë minutash, kryeusesi Arjan Hajdaraj kërkoi hedhjen në votim të propozimit të Visar Krasniqit për shkarkimin e tij.

Diskutimi dhe votimi i kësaj pike të rendit të ditës do të shqyrtohet pas përfundimit të pauzës. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci