Kohëve të fundit në portale dhe rrjete sociale janë krijuar thashetheme për një lidhje romantike mes moderatores së Top Chanel, Bora Zemanit e cila e drejton emisionin “Për’puthen” dhe ish-konkurentit të këtij emisioni, Atdhe Xharavina.
Të dy protagonistët i kanë injoruar këto thashetheme, por prapëseprapë nuk e lanë pa reaguar duke thënë se këto janë vetëm thashetheme dhe se nuk janë aspak të vërteta.
Ndërkaq, së fundmi fansat e kanë vënë re se Atdheu nuk e ndjek më Borën në Instagram.
Në fakt, ky ishte një vendim i ish-konkurrentit, për të cilin u sqarua në një intervistë për RTV Ora.
“E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë. Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa sepse unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme. Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë”, ka thënë Atdheu.
