Kanali ukrainas në YouTube TSN, i cili ekziston që nga viti 2012 dhe ka 5.78 milionë abonentë, publikoi një video të mërkurën në të cilën gazetari i saj, Dmytro Svyatenko, takohet me vajzën e supozuar të presidentit rus Vladimir Putin, Elizaveta Krivonogih, në Paris të Francës.
Në vitin 2020, mediumi i pavarur Proekt raportoi se Elizaveta Krivonogih, 22-vjeçare, është vajza presidentit rus dhe milioneres ruse Svetlana Krivonogih, e cila dyshohet se u pasurua falë marrëdhënies me Putinin.
Proekt pretendonte se Elizaveta Krivonogih ka lindur në vitin 2003 dhe se ajo “i ngjan jashtëzakonisht” presidentit rus.
Gjithashtu thuhet se Elizaveta Krivonogih njihet edhe me emrin Luiza Rozova, një formë e shmangies nga identiteti me Putinin.
Putin’s daughter was asked if she’s ready to come to Kyiv “as air defense”
TSN journalists in Paris asked Liza Krivonogikh whether she would come to Kyiv “as air defense,” hinting at the hundreds of missiles Russia keeps firing at Ukraine.
Krivonogikh replied that she “can’t… https://t.co/I1NrkCEiL0 pic.twitter.com/IqW13MuM65
— NEXTA (@nexta_tv) December 4, 2025
Gazetari ukrainas, Dmytro Svyatenko, i cili rastisi ta takonte në rrugë Elizavetan në Paris këtë javë, i tha 22-vjeçares se babai i saj ia ka vrarë vëllain.
Svyatenko: “Tri javë më parë, babai juaj vrau vëllain tim. Si jetoni në këtë Evropë që supozohet se është plot me urrejtje?”
Krivonogih: “Ju nuk keni leje të filmoni”.
Svyatenko: “A e dini që Kievi është aktualisht pa energji elektrike. Në këtë moment, sirenat e emergjencës po bien. Ne nuk dhamë leje për këtë.”
Svyatenko: “Çka mendoni për politikat e babait tuaj? A e mbështesni atë?”
Krivonogih: “Çfarë lidhje kam unë me të?”
Svyatenko: “A e mbështesni atë?”
Krivonogih: “Çfarë lidhje kam unë me të?”
Svyatenko: “Ai është babai yt. Të paktën, mund ta telefonosh tani dhe t’i thuash: ‘Babi, ndalo bombardimin e Kievit’”
Krivonogih: “Po, sigurisht.”
Svyatenko: “Hajde, provoje.”
Krivonogih: “Po, sigurisht.”
Svjatenko më pas i tha se mund t’i blinte një biletë avioni për në Kiev, por se për shkak të Vladimir Putinit avionët nuk fluturojnë drejt Ukrainës.
Krivonogih: “Për fat të keq, nuk mund të bëj asgjë për të ndihmuar. Më vjen shumë keq. Mendoj se kam biseduar me ty mjaftueshëm. Vërtet më vjen keq që po zhvillohet kështu. Për fat të keq, unë nuk jam përgjegjëse për këtë situatë. Më vjen mirë që pate guximin të më afrohesh dhe të flasësh me mua, por, fatkeqësisht, nuk mund të të ndihmoj në asnjë mënyrë. Të uroj një mbrëmje të këndshme. Mirupafshim.”
Svjatenko tha se një nga burrat që doli nga galeria së bashku me Krivonogih dukej si truprojë.
Gazetari shtoi se mikrofoni pa tel që po përdorte pushoi së funksionuari gjatë bisedës së tij me vajzën e supozuar të Putinit, dhe se ai beson që ajo mbante me vete një pajisje që çaktivizon aparatet elektronike që i afrohen.
