Të fundit

Xhelili: Nëse Anamorava voton PDK-në ndryshimi bëhet i pashmangshëm

Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili ka dhenë arsye se përse rajoni i Anamoravës duhet të votojë për partinë e tij.

Ai ka thënë se kur ngrihet Anamorava, ngrihet edhe PDK-ja. Kështu bëhet edhe ndryshimi që i duhet Kosovës.

“Anamorava këtë herë duhet ta kuptojë një fakt të rëndësishëm: PDK është forca politike më e madhe dhe më e organizuar në vend, dhe pikërisht kur ngrihet Anamorava, ngrihet edhe PDK-ja e me të, vjen ndryshimi që i duhet Kosovës”, ka thënë Xhelili.

“Prandaj, ky rajon duhet të sigurojë reprezentim të denjë në Kuvend, me deputetë të aftë, të zëshëm dhe me kuadër të vërtetë që e njohin terrenin, sfidat dhe prioritetet e Anamoravës”, ka thënë ai.

Xhelili:

Pse Anamorava duhet ta votojë PDK-në?

  • Sepse PDK ka kapacitetin dhe kuadrin profesional që ta çojë përpara zhvillimin e rajonit.
  • Sepse vetëm një parti e fortë dhe e organizuar mund të garantojë investime, projekte dhe zhvillim të balansuar për komunat e Anamoravës.
  • Sepse PDK ka dëshmuar se kur merr përgjegjësi, punon me rezultate dhe Anamorava ka nevojë pikërisht për rezultate, jo premtime boshe.
  • Sepse deputetët e PDK-së nga ky rajon kanë potencialin të jenë zëri i fuqishëm që Anamorava e ka munguar në këto vite.

Nëse Anamorava ngritet ,ngritet edhe Kosova.

Nëse Anamorava voton PDK-në ndryshimi bëhet i pashmangshëm.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci