Të fundit

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

Një sulm me dron ka dëmtuar mburojën mbrojtëse të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, duke e bërë atë të paaftë të mbajë të izoluar materialin radioaktiv nga shpërthimi i vitit 1986, tha të premten agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se mburoja nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor të sigurisë, pas një inspektimi të strukturës prej çeliku javën e kaluar. Agjencia zbuloi se goditja e dronit e kishte degraduar mburojën në shkurt, në një sulm për të cilin Ukraina ka akuzuar Rusinë.

Gjatë gjithë luftës, Rusia dhe Ukraina e kanë akuzuar njëra-tjetrën për pengimin e rotacionit të stafit të IAEA-s në centralin e Zaporizhias dhe për rrezikimin e një katastrofe të mundshme bërthamore duke sulmuar objektin.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, tha në një deklaratë se inspektimi “konfirmoi se struktura mbrojtëse kishte humbur funksionet e saj kryesore të sigurisë, përfshirë aftësinë e izolimit, por gjithashtu vuri re se nuk kishte dëmtime të përhershme në strukturat mbajtëse apo sistemet e monitorimit”.

Grossi tha se riparimet fillestare tashmë janë kryer “por rikuperimi i plotë mbetet thelbësor për të parandaluar përkeqësim të mëtejshëm dhe për të garantuar siguri afatgjatë bërthamore”.

OKB-ja raportoi më 14 shkurt se autoritetet ukrainase thanë se një dron goditi centralin, shkaktoi zjarr dhe dëmtroi shtresën mbrojtëse përreth reaktorit numër katër, i cili u shkatërrua në shpërthimin e Çernobilit në vitin 1986. Autoritetet ukrainase thanë se droni ishte rus, megjithatë, Moska e mohoi se kishte sulmuar centralin.

Nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe të qëndrueshme, dhe nuk u raportuan rrjedhje radioaktive, tha OKB-ja në shkurt. Shpërthimi i vitit 1986 në Çernobil shpërndau rrezatim në mbarë Evropën dhe detyroi autoritetet e Bashkimit Sovjetik të mobilizonin një numër të madh njerëzish dhe pajisjesh për të përballuar aksidentin. Reaktori i fundit funksional i centralit u mbyll në vitin 2000.

Rusia e pushtoi centralin dhe zonën përreth për më shumë se një muaj në javët e para të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, teksa forcat e saj fillimisht u përpoqën të avancojnë drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit.

IAEA kreu inspektimin në të njëjtën kohë me një vlerësim kombëtar të dëmeve të shkaktuara në nënstacionet elektrike nga lufta pothuajse katërvjeçare midis Ukrainës dhe Rusisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci