Të fundit

Asllani flet për interesimin e Bayernit dhe Barçës

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe i Hoffenheimit në Gjermani, Fisnik Asllani pranoi se po u kushton ngapak vëmendje thashethemeve rreth së ardhmes së tij, megjithëse e bëri të qartë se fokusi i tij aktual është të ketë një sezon të mirë me Hoffenheim.

“Sigurisht që i dëgjoj dhe i lexoj gjërat të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por unë jam i fokusuar te Hoffenheim. Te ndeshjet e ardhshme, javët dhe muajt. Kjo është më e rëndësishmja për mua”, tha Asllani për median gjermane RTL.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Çdo gjë në kohën e vet”, shtoi sulmuesi, i cili beson në të jetuarit e së tashmes dhe përfitimin maksimal prej saj për të “ndërtuar një të ardhme të mirë”, deklaroi Asllani.

Duke vazhduar mbi temën e së ardhmes, ai shtoi se e diskuton këtë çështje me familjen, pasi synon të ndërtojë një plan për karrierën e tij.

“Sigurisht që flas për të ardhmen me familjen dhe shokët e mi më të afërt. Nuk jam më 18 vjeç, dhe fillon të planifikosh karrierën dhe jetën tënde”, tha sulmuesi kosovar.

“Të mendosh sa larg dua të shkoj dhe çfarë dua. Të njohësh veten dhe të zbuloj çfarë është e rëndësishme për mua, cilat janë prioritetet e mia”.

Kontrata e sulmuesit 23-vjeçar me klubin zgjat deri në vitin 2029, por siç u përmend, ai ka një klauzolë lirimi me vlerë 25-29 milionë euro.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci