Të fundit

Costa: Nuk mund ta pranojmë ndërhyrjen e SHBA-së në jetën politike të Evropës

Nëse jemi aleatë, duhet të veprojmë si aleatë, dhe aleatët nuk kërcënojnë të ndërhyjnë në jetën e brendshme politike të aleatëve të tyre, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencën vjetore të Institutit Delors duke iu referuar polemikave politike mes BE-së dhe SHBA-së.

”Ne nuk mund ta pranojmë këtë kërcënim për ndërhyrje në jetën politike të Evropës”, shtoi Costa.

”SHBA-të dhe BE-ja nuk ndajnë më të njëjtin vizion për rendin ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Mendoj se jo gjithmonë kemi pasur të njëjtat qëndrime për tema të ndryshme, por parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë bashkë”, theksoi dje shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kallas.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci