Të fundit

Klodian Braho është shef i ri i SPAK

Prokurori i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, Klodian Braho është zgjedhur sot kryetar i ri i SPAK.

Ai u zgjodh kryetar i SPAK me shtatë vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organit më të lartë të sistemit prokurorial në Shqipëri.

Braho do të ketë një mandat tre-vjeçar në krye të SPAK.

Prokurori, i cili ka hetuar disa raste të rangut të lartë të korrupsionit, është prokuror në SPAK nga viti 2020.

Në mesin e dosjeve që ka hartuar Braho janë ato të ish-Kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe ajo e njohur si Toyta Yaris, pjesë e të cilit hetim ka qenë edhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës.

Braho do të zëvendojë në pozitë Altin Dumanin, prokurorin që drejtoi SPAK në tri vitet e fundit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci