Të fundit

Rama uron Brahon për pozitën e re në SPAK

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Klodjan Brahon, pas zgjedhjes së tij si kryetar i SPAK-ut.

Në një reagim në rrjetin “X”, Rama i uron punë të mbarë Brahos, derisa thotë se Dumani meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut, në tre vite që mbajti drejtimin.

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, shkroi Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci