Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka përgëzuar Altin Dumanin për punën e tij në krye të SPAK-ut.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës”, shkruan Ambasada.
Tutje e urojnë Klodian Brahon për marrjen e rolit të drejtuesit të këtij institucioni.
“Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, përfundon urimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
