Të fundit

Dukagjini nuk shfrytëzon rastin që të marrë kreun, Drenica e nis me fitore me trajnerin e ri

Dukagjini i Klinës nuk ka arritur të mposhtë skuadrën e vendit të fundit në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtinën e Re.

Ndeshja përfundoi me shifrat e njëjta siç edhe nisi, pasi rrjetat nuk u tundën asnjëherë brenda 90 minutave.

Klinasve iu duhej fitore që të ngjiteshin në krye të tabelës, por që fati nuk ishte në anën e tyre.

Dukagjini aktualisht zë vendin e dytë me 28 pikë, kurse Prishtina e Re të fundit me 15 pikë nga 17 xhiro.

E Drenica në anën tjetër mposhti në shtëpi Ferizajn me rezultat 2-1.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, duke shënuar të parët për 1-0 qysh në minutën e 4-të, por që vendësit u rikthyen pas 12 minutash me një autogol të Ferizajt.

E në minutën e 31-të, drenicasit kaluan në avantazh me golin e Kreshnik Ukës. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Vlen të theksohet se kjo ishte edhe ndeshja e parë e trajnerit të ri të Drenicës, Thomas Brdaric, i emëruar pak ditë më parë nga klubi

Këto dy skuadrat gjenden në “zonën e kuqe” – Drenica në vendin e 8 me 20 pikë e Ferizaj në të nëntin me 16 pikë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci