Të fundit

Gjimshiti shpallet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Berat Gjimshiti është shpallur për të dytin vit radhazi “Lojtari i Vitit i Kombëtares”, në ceremoninë gala “Topi i Artë” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila po mbahet në Tiranë.

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare u zgjodh më i miri përmes votave të vetë lojtarëve të Kombëtares, duke konfirmuar rolin e tij kyç në sukseset e ekipit gjatë vitit të fundit.

Mbrojtësi i Atalantas e pranoi çmimin nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një mbrëmje që vlerësoi figurat më të spikatura të futbollit shqiptar.

Si kapiten, Gjimshiti udhëhoqi Shqipërinë në një cikël të suksesshëm kualifikues për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë, pas Anglisë, në një grup ku bënin pjesë edhe Serbia, Letonia dhe Andorra, duke siguruar pjesëmarrjen në plejofin kualifikues.

Në gjysmëfinalen e plejofit, Shqipëria do të përballet me Poloninë, në një ndeshje që do të zhvillohet më 26 mars.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci