Në pikën kufitare Jarinjë është konfiskuar një shumë parash me vlerë totale mbi 10.000 euro.
Për këtë ka njoftuar këtë mëngjes Policia e Kosovës, transmeton Paparaci.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 11:00.
Paratë, në valuta të ndryshme – euro dhe dinarë, janë gjetur gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Kosovës, gjatë hyrjes së tij në Kosovë, të cilin e drejtonte një burrë i përkatësisë kombëtare serbe.
Bëhet fjalë për një shumë me vlerë, siç saktësohet, prej 10.206,84 euro.
Rasti është përcjellë për trajtim të mëtejshëm në Doganën e Kosovës.
Është hapur rasti “Mosdeklarimi i mjeteve monetare”./Paparaci.com
