Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hekuran Hoxha, ka qëndruar në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku ka bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit.
Përmes një postimi publik, Hoxha theksoi rëndësinë e kujtimit dhe respektit të përhershëm ndaj të rënëve për lirinë e vendit, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e tyre. Ai falënderoi gjithashtu mikpritësin Veton Haradinaj për pritjen gjatë vizitës.
“Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve”, ka shkruar Hoxha, duke ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe vlerave të luftës çlirimtare.
