Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Gëzim Hazrolli, ka marrë pjesë në një intervistë me gazetarin Vehbi Kajtazi, ku ka diskutuar tema të rëndësishme për politikën dhe sigurinë e vendit.
Në postimin e tij, Hazrolli bëri të ditur se gjatë bisedës u trajtuan çështje si siguria e Kosovës, Ushtria dhe roli i saj, përgjegjësitë e përfaqësimit në Parlament, si dhe rruga e vendit drejt anëtarësimit në NATO. Ai theksoi se këto tema kërkojnë qartësi, seriozitet dhe vendimmarrje të përgjegjshme.
Hazrolli shprehu falënderime për gazetarin Vehbi Kajtazi dhe Visar Ymerin për ftesën dhe diskutimin e hapur, duke e cilësuar intervistën si një mundësi për të ndarë pikëpamjet e tij mbi çështjet kyçe për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës.
