Kosova do të ndeshet kundër kombëtares së Zvicrës në futboll, në një miqësore më 29 mars.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Lezigrund” të Cyrihut, ka konfirmuar Federata Zvicerane e Futbollit.
Tri ditë para ndeshjes kundër Kosovës, Zvicra do të ndeshet në një ndeshje miqësore ndaj Anglisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin mitik Uembli të Londrës.
Kombëtaren e Zvicrës në futboll e përfaqësojnë futbollistët shqiptarë: Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

