Të fundit

Daut Haradinaj: Llapi është krah Aleancës dhe misionit tonë të përbashkët

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, gjatë një takimi në Letancë, ka theksuar lidhjen e fortë mes Aleancës dhe zonës së Llapit, e cila ka dhënë figura të shquara historike dhe ka kontribuar në betejat e rëndësishme për vendin.

Në takimin e zhvilluar në familjen e Burim Halimit, Haradinaj bashkë me Besnik Tahirin u pritën ngrohtësisht nga qytetarët, ku diskutuan hapur për sfidat dhe mundësitë që presin para.

Ai siguroi banorët se vizioni i Aleancës është gjithëpërfshirës, i orientuar drejt zhvillimit dhe integrimit, duke garantuar përmirësim të mirëqenies dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët.

“Llapi, kjo zonë e lavdisë që diti të bëjë kthesa historike dhe të ishte nismëtare e shumë betejave, vendlindje e burrave të mëdhenj, në krye me Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun, ishin gjithmonë krah për krah me burrat e Dukagjinit dhe ku ranë edhe në betejë bashkë me Edmond Hoxhën, na priti edhe sonte në konakun e saj shqiptar.
Aleanca ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë krah Llapit, në çdo nivel të qeverisjes.

Sot shihet qartazi se edhe Llapi është krah Aleancës dhe misionit tonë të përbashkët. Sonte, në Letancë, në familjen e Burim Halimit, bashkë me Besnik Tahirin u mirëpritëm ngrohtësisht nga shumë llapjanë, me të cilët diskutuam hapur për sfidat dhe mundësitë që na presin përpara. I sigurova se Kosovën e presin ditë më të mira, një e ardhme më e ndritur dhe një mirëqenie më e madhe për të gjithë qytetarët. Vizioni ynë është gjithëpërfshirës, pa dallime, dhe i orientuar drejt zhvillimit dhe integrimit. Llapi do të jetë pjesë aktive dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i avancimit dhe realizimit të interesave të qytetarëve të tij dhe të gjithë Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci