Të fundit

Pritje madhështore për LDK-në e Abdixhikun në Viti

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas një tubimi madhështor të LDK-së në Viti.

Abdixhiku ka thënë se pritja në të gjithë qytetin, ku kishte edhe numër të madh të mërgimtarëve ishte e veçantë.

Ai ka thënë se e gjithë kjo pritje nuk ishte e rastësishme dhe se një pritje të tillë pret në tërë Kosovën.

Postimi i plotë:

Vitia e përforcuar me Mërgatë
Në sallë e në shesh, ishte krejt e veçantë.

Një qytet i gjallë, i bashkuar dhe i vendosur në kërkim të ndryshimit të madh që i duhet Kosovës sot.

Kjo energji që gjetëm në Viti nuk është rastësi. Është shenjë e një vetëdijeje që po rritet kudo në Kosovë: se vendi ka nevojë për drejtim të qartë, për institucione që funksionojnë dhe për politikë që i shërben qytetarit.

Vitia e Sokol Halitit është gati për Lidhjen tonë.

Vitia në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me përvojë, profesionalizëm dhe përkushtim: me numër 72 Vjollca Kadolli Halili; me numër 73 Halil Musliu; me numër 74 Faruk Nura; me numër 75 Lirie Aliu; me numër 77 Lumbardh Salihu, si dhe nga dy kandidatë tanë nga mërgata, me numër 88 Ramadush Emini dhe me numër 91 Xhavit Islami.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci