Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega, ka reaguar lidhur me gjendjen e furnizimit me energji elektrike në fshatin Peqan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gega ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij atje, fshati ishte pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.
“Peqanin e vizituam dhe e gjetëm pas 24 orëve pa energji elektrike. Ky është realiteti i sotëm në Kosovë. Hajde po e ndryshojmë së bashku me 28 dhjetor”, ka shkruar Gega.
