Të fundit

Krasniqi: LDK është simbol i besimit, përgjegjësisë dhe angazhimit për Kosovën demokratike

Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 36-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja është simbol i besimit, përgjegjësisë dhe angazhimit për Kosovën demokratike me miqësi të përhershme me ShBA-të.

Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se me krenari e mban numrin 36 në listën e deputetëve të LDK-së.

“Urime 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës!✌️ 36 vite vizion, sakrificë dhe rrugëtim shtetformues nën frymën e prijësit dhe Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Sot, ky numër nuk është vetëm histori është vazhdimësi e rrugës së trasuar nga ati themeltar. 36 vite LDK. Me krenari e mbaj këtë numër 36 në listën e deputetëve të LDK-së, një simbol i besimit, përgjegjësisë dhe angazhimit për Kosovën demokratike, në miqësi të përhershme me ShBA dhe të integruar në BE dhe NATO. LDK dje. LDK sot. LDK përgjithmonë. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!”, ka shkruar Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci