Të fundit

Del video e aksidentit të bashkëkrijuesit të videolojës Call of Duty, Vince Zampella

Vince Zampella, një nga figurat më emblematike të industrisë globale të videolojërave dhe bashkëkrijues i serisë së famshme “Call of Duty”, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, njoftoi të hënën kompania Electronic Arts (EA).

Sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, autoritetet u njoftuan në orën 12:43 pasdite të së dielës për një përplasje automjeti.

Më pas u konfirmua se shoferi dhe një pasagjer humbën jetën, pa u bërë publikë emrat e tyre deri në njoftimin e familjarëve.

Pamjet nga aksidenti me një automjet Ferrari u transmetuan nga NBC, ndërsa policia bëri të ditur se, “për arsye ende të panjohura, automjeti doli nga rruga” dhe u përplas me një barrierë betoni.

Në deklaratën e saj, Electronic Arts e cilësoi Zampellën si një “vizionar”, duke theksuar se “vepra e tij kontribuoi në mënyrë vendimtare në formësimin e argëtimit modern interaktiv dhe frymëzoi miliona lojtarë dhe krijues në mbarë botën”.

Zampella ishte bashkëthemelues i Infinity Ward, studios që publikoi lojën e parë Call of Duty në vitin 2003.

Seria u shndërrua në një nga më të suksesshmet komercialisht në historinë e videolojërave, me dhjetëra tituj, ndërsa “Call of Duty: Black Ops 7” u publikua sivjet.

Njëkohësisht, ai ishte bashkëthemelues edhe i Respawn Entertainment, studios që krijoi, ndër të tjera, serinë Titanfall.

Respawn Entertainment u ble nga Electronic Arts në vitin 2017, duke forcuar më tej pozicionin e EA-së në tregun e lojërave aksion në vetën e parë.

Electronic Arts nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes. Megjithatë, NBC Los Angeles raportoi më vonë se Zampella humbi jetën në një aksident automobilistik pasditen e së dielës, në rrugën malore Angeles Crest Highway, në Kaliforni.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci