Është shuar në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor nga seriali aq i dashur për publikun, “Friends”
Pat Finn ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin. Aktori ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles të hënën, prej 2022 vuante prej kancerit.
“Pat nuk takoi kurrë një të huaj, vetëm miq që nuk i njihte ende. Ai e jetoi jetën e tij në maksimum, me gëzim dhe emocione “, tha familja e tij në një njoftim në rrjetet sociale.
