Të fundit

Hamza: PDK arriti të ruajë votën e vet, jam gati të marrë përgjegjësi

Bedri Hamza beson se rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk është i duhuri për Partinë Demokratike të Kosovës, edhe pse partia arriti të ruajë votën e vet nga zgjedhjet e para dhjetë muajve.

Në një konferencë për shtyp të hënën, kryetari i PDK-së tha se ka pritur rezultat më të mirë në zgjedhje dhe ka shprehur gatishmëri të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“PDK ka pritur rezultat më të mirë; unë kam pritur rezultat më të mirë, por PDK ka arritur të ruajë votën e vet. Pozita i ka përgjegjësitë e veta dhe unë nuk jam prej atyre që fshihem nga përgjegjësitë. Këto ditë do të kemi takime me strukturat e PDK-së, vendimet i marrë në kohë, të analizuara dhe të peshuara mirë”, u shpreh Hamza.

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i nënshtrohet një reforme të gjerë, paralajmëroi Hamza në konferencën për shtyp nga selia qendrore e partisë të hënën.

“Unë po deklaroj sot që Partia Demokratike e Kosovës, shpejt do të futet në një proces të brendshëm zgjedhor – nuk ka pasur për një kohë të gjatë zgjedhje, prej vitit 2019 – dhe do të fillojë prej bazës, prej nëndegëve, duke i përfshi të gjitha nivelet deri në zgjedhjen e të gjitha organeve të partisë sepse realisht është kohë e gjatë dhe kemi nevojë të kemi një ndryshim edhe të moshës, edhe të gjinive, edhe shumëçka tjetër”

Hamza tha se PDK do të bashkëpunojë me shumicën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

“Gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës, PDK do të japë kontributin e vet. Sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, edhe në të kaluarën i kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Hamza.

Në fund, lideri i ri i PDK-së u shpreh optimist për gjetjen e një gjuhë të bashkëpunimit mes spektrit politik për zgjedhjen e presidentit të ri në pranverën e 2026-s. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci