Të fundit

Shpërthejnë protestat në Iran për shkak të krizës ekonomike në vend

Protestat në disa zona të kryeqytetit iranian vazhduan sot në ditën e dytë rresht, ndërkohë që zemërimi për përkeqësimin e krizës ekonomike të vendit nxiti njerëzit të dilnin në rrugë.

Dëshmitarët thanë se qindra pronarë dyqanesh mbyllën bizneset e tyre dhe i ftuan të tjerët t’iu bashkohen protestave, të cilat nisën pasi valuta kombëtare, monedha vendase, riali, ra në një nivel rekord brenda pak orësh, duke paralizuar tregtinë dhe duke lënë tregjet dhe tregtarët në një gjendje konfuzioni.

Ajo që filloi si një protestë ekonomike shpejt u kthye në një manifestim politik, me thirrje si “Vdekje diktatorit” kundër sistemit islamik.

Sipas dëshmitarëve, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Demonstratat sot  thuhet se u bënë më të mëdha dhe më sfiduese.

Dëshmitarët raportuan se protestuesit brohorisnin sloganet kundër sistemit islamik dhe qeverisë, madje duke kërkuar rikthimin e monarkisë me thirrje “Rroftë mbreti”.

Mediet lokale e pranuan me kujdes ekzistencën e protestave në disa pazare dhe qendra tregtare në Teheran, por shmangën raportimin për sloganet e ashpra politike.

Video të shpërndara në rrjetet sociale treguan turma të mëdha, megjithëse nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Vëzhguesit thonë se përshkallëzimi i papritur mund të jetë nxitur nga deklaratat e ministrit të Jashtëm, Abbas Araghchi, i cili përshkroi sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit si një “problem, por edhe një bekim për popullin”.

Inflacioni në Iran ka arritur prej muajsh nivele astronomike që e bëjnë të pamundur blerjen e artikujve bazë.

Qiratë e larta gjithashtu kanë detyruar shumë të rinj iranianë të kthehen në shtëpitë e prindërve të tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci