Të fundit

Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, me rastin e Ditës së Veteranit, ka falënderuar të gjithë luftëtarët e lirisë për kontributin e dhënë gjatë luftës.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se sot dhe gjithmonë do ketë nder dhe respekt për sakrificën, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën.

“Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit për kontributin tuaj, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së”.

“Sot dhe gjithmonë, nder dhe respekt për sakrificën tuaj, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën. Veteranë të UÇK-së, urime dita juaj. Lavdi të rënëve për lirinë tonë”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci