Të fundit

Rama: Do ishte mirë të ketë mbledhje mes qeverive Shqipëri-Kosovë

Në përmbyllje të konferencës në Kryeministri mbi bilancet e vitit 2025, Kryeministri Rama foli mbi fusha të ndryshme të politikbërjes, drejtësisë dhe jo vetëm.

Kreu i qeverisë u pyet mbi raportet me Kosovën pas konfirmimit në krye të shtetit të Kurtit dhe raporteve ‘të ngrira’ mes dy shteteve.

Rama tha se mbledhja mes dy qeverive do të ishte mirë të ndodhte, por shtoi më tej se puna mes dy vendeve dhe bashkëpunimi do të vijojë, sidomos për një prej projekteve më të rëndësishme, atë të Hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Nuk e di, do flasim dhe do vendosim! Patjetër do ishte mirë të kishim një mbledhje mes dy qeverive, ndërkohë që kemi bërë një mbledhje mes dy parlamenteve, ku këtë vit për shkak të zgjedhjeve nuk e zhvilluam. Patjetër do të vijojmë punën. 

Kemi gjëra që mund të bëjmë, sidomos hekurudhën Durrës-Prishtinë, që është xhevahiri i kurorës; do bëjmë çmos që ta çojmë deri në financim.”  

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci