Të fundit

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete sot në një vilë në rrugën e KFOR-it, në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë  se rasti është raportuar rreth orës 15:10.

“Sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohej se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre,” ka thënë Gashi për Sinjalin, transmeton Paparaci.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar dhe autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Më shumë detaje pritet të bëhen publike pas përfundimit të hetimeve fillestare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci