Të fundit

Berisha: Mërgimtarin që festoi me “kusia” e ftova në vitin 1998 që t’i bashkohej luftës, më tha që ka problem me zemër

Zafir Berisha ka treguar një histori interesante. Ai ka rrëfyer se një nga personat që festonin me “kusia” për Kurtin e kishte njohur në vitin 1998, në mërgim.

Sipas Zafir Berishës, në vitin 1998 ai e kishte thirrur këtë person që t’i përgjigjej luftës, por ky i kishte thënë se kishte problem me zemrën dhe e kishte refuzuar.

Postimi i plotë:

Rastësisht pashë disa video ku disa “patriotë” të ardhur nga Perëndimi festonin me “kusia”, për fitoren babait e tyre.
Sinqerisht, u shqetësova për shëndetin e tyre mendor dhe mendova me vete: a thua ende ka njerzë të këtij niveli në shoqërinë tonë?

Kulmi i komedisë ishte kur pashë njërin, që nuk i kishte mbetur asnjë dhëmbë në gojë, duke bërtitur “baba, baba”.

Të njëjtit njeri e kisha njohur në vitin 1998, kur unë isha mërgimtar dhe ndjeva obligim moral e kombëtar t’i përgjigjem luftës për lirinë e Kosovës, ai thoshte se ishte i sëmurë nga zemra.

Sot, pas 27 vitesh, del shëndosh si “kollomoq” vetëm se zemra i qenka shëruar mrekullisht, ndërsa ka mendja paska rrëshqit pak, dhe me vones kish ardhën me “çliru” Kosovën me grykën e “kusis”!
Zafa

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci