Të fundit

Fatmir Sopi fillon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Sopi ka filluar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Sopi po dëgjohet si dëshmitar në rastin ku ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, akuzohet për krime lufte, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai, është anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Prishtinë.

Në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi për rastin ku ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, akuzohet për krime lufte.

Gjykimi ndaj Salih Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021, gjatë së cilës seancë ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga prokuroria.

Kurse, seanca e fundit për këtë rast është mbajtur më 14 dhjetor 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci