Të fundit

Policia shpërndan protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj përfundon në Spital

Policia e Shtetit shqiptar ka ndërhyrë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës për të shpërndarë aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët prej rreth një muaji zhvillonin një protestë të pandërprerë përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë larguan me mjete të posaçme disa nga pajisjet dhe mjetet e përdorura nga protestuesit gjatë qëndrimit të tyre në shesh. Aksioni u zhvillua pas mesnate dhe shkaktoi reagime të forta nga organizatorët e protestës.

Kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, reagoi menjëherë përmes një deklarate publike, ku akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për dhunë dhe shkelje të së drejtës kushtetuese të protestës.

“Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur”, shkruan Lapaj.

Ai bën me dije se ndodhet në Spitalin e Traumës për ekzaminime mjekësore, por thekson se do të rikthehet sërish në shesh për të vijuar protestën.

“Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama, unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi”, deklaron Lapaj, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen kundër asaj që ai e cilëson si “hajdutëri”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci