Të fundit

Zhvillimet në kuvend, PDK-ja i adresohet publikut

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.

Në njoftimin e kësaj partie bëhet e ditur se konferenca do të fillojë në orën 14:00. Nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj konference, transmeton Paparaci.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka pasur një përplasje mes ministres së arsimit, Arbërie Ngavaci dhe deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha.

Kjo e fundit e lëshoj mbledhjen e këtij komisioni pasi Ardian Gola nuk ia dha fjalën.

Krahas, PDK-së edhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot në orën 13:30 do të mbajë konferencë për media.

LDK-ja në njoftimin e bërë nuk ka treguar arsyet e mbajtjes së kësaj konference.

LDK mban konferencë për media

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci