Të fundit

Shaqiri e nis vitin me gol e asistim

Xherdan Shaqiri e ka nisur mbarë vitin 2026. Shaqiri shënoi një gol, asistoi një herë dhe nxori një penallti në fitoren e Baselit ndaj Slavia Pragës me rezultat 4:3.

Ndeshja miqësore ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua të martën pasdite në Marbella të Spanjës.

Shaqiri në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa realizoi golin për 2:2 në minutën e 65-të. Ishte supergol nga Shaqiri, i cili asistoi për golin e tretë të Baselit.

Golin për 3:2 e realizi Kaio Eduardo në minutën e 82-të. Pesë minuta më vonë, Shaqiri nxori penallti, të cilën në gol e shndërroi Ibrahim Salah.

Golin e parë për Baselin e shënoi sulmuesi kosovar, Albian Ajeti.

Ishte ndeshja e parë për Baselin këtë vit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci