Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka njoftuar se situata me vërshimet paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.
Rajonet më të prekura sipas AME-së, Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara. Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në. Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm.
“Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent Agjencisë Menaxhimit”, n jofton AME.
