Të fundit

Trajnerët e Kosovës në basketboll marrin trajnime në Turqi

Katër trajnerë nga Kosova kanë qenë në Turqi, të cilët ishin pjesë e një trajnimi për avancimin e gjeneratave të reja në basketboll program që mbështetet nga FIBA YDF(Youth Development Fund).

Trajnerë pjesëmarrës nga Kosova ishin: Kimete Haliti, Hasan Bytyqi, Dion Pllana dhe Egzon Uka.

Përveç trajnimeve kanë përcjellur stërvitjet dhe ndeshjet e klubeve turke që marrin pjesë në Euroligë, si Fenerbahce, Anadolu Efes dhe Darusafakas.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja.

Në këtë projekt janë të përfshirë djem e vajza të moshës 13 vjeç dhe trajnerë të rinj e të talentuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci