Të fundit

Refuzohet kërkesa për përjashtimin e prokurorit nga rasti “Ibër-Lepenci”

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special, Bekim Kodraliu, nga rasti për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale, për “BetimipërDrejtësi”.

Mbrojtësi i Jovan Viqentijeviqit pati njoftuar se ka bërë kërkesë në Prokurorinë Speciale për përjashtim nga rasti të prokurorit Kodraliu.

Avokati Nebojsha Vllajiq tha se prokurori i ka shpërfillur detyrimet e tij për t’i marrë për bazë provat shfajësuese dhe, sipas tij, kjo është hera e parë që e bën një kërkesë të tillë pas gati 30 vjetësh si avokat.

Me këtë propozim qe pajtuar edhe avokati Milosh Deleviq, i cili tha se prokurori nuk ia aprovoi as kërkesat gjatë fazës së hetimit.

Gjyqtari Vesel Ismaili e pati ndërprerë seancën fillestare deri në shqyrtimin e kërkesës së Vllajiqit nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq akuzohen për kryerje të veprës terroriste, si dhe Igor Dimoviq, si të akuzuar për posedim të paautorizuar të armëve. Jovan Viçentijeviq akuzohet edhe për veprën penale të spiunazhit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci