Të fundit

Sejdiu zbërthen skenarin e ardhshëm të Kurtit: “E ka paralajmëruar vet ai”

Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do sërish zgjedhje në muajin prill.

Ai tha se synimi i tij është që duke luajtur viktimën, të marrë edhe më shumë deputetë se sa që ka marrë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Kurti do të mundohet, edhe në intervistë tha i kam 60 vota por nuk i kam 80, i tha edhe Presidentes aktuale që nuk mund të të zgjedhi nëse nuk të votojnë partitë opozitare.
Unë pres që të ketë zgjedhje në prill prapë dhe pres që beteja me qenë duke i fajësuar partitë opozitare shqiptare se pse nuk e votuan Vjosën Presidente”, u shpreh Sejdiu.

Ai ka deklaruar se këtë skenar, Kurti e paralajmëroi në intervistën e tij të fundit dhënë Kosova Pressit.

“E dyta është me vazhdu tutje këtë pozicionimit ku prej pushtetit e luan viktimën dhe kjo duket se po funksionon. Pra, ky është skenari, Kurti e thotë këtë në intervistë, po ashtu edhe Albulena Haxhiu e thotë në intervistën e saj”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci