Të fundit

1587 banesa të prekura, Rama “Shiu nuk ndalet me shpifje, por duke qëndruar pranë qytetarëve”

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë prekur disa zona të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se situata nuk është e izoluar vetëm në Shqipëri, por ka prekur të gjithë rajonin dhe më gjerë, duke iu përgjigjur edhe kritikave të opozitës. “Shiu nuk ndalet me shpifje, por duke qëndruar pranë qytetarëve”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai bëri thirrje për qetësi dhe bashkim forcash në këtë situatë të vështirë:

“Durimi është i domosdoshëm. Reagimet ushqejnë nervozizëm. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë. Ata nuk kanë nevojë për shpifje dhe teori, por për mbështetje dhe bashkim forcash.”

Rama theksoi se reshjet e dendura kanë qenë të pazakonta dhe kanë tejkaluar mesataren mujore të shiut, duke sjellë pasoja të rënda:

“Derisa flasim, janë 1 587 banesa me praninë e ujit dhe janë evakuuar 51 familje. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, më shumë sesa sasia mesatare që bie gjatë gjithë muajit.”

Kryeministri vuri theksin edhe te ndryshimet klimatike, duke nënvizuar se ato sjellin mot gjithnjë e më ekstrem:

“Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë më e nxehtë, por edhe mot më ekstrem: më shumë thatësira, më shumë zjarre dhe më shumë përmbytje. Kjo është klima ku jetojmë sot.”

Sa i përket masave dhe investimeve, Rama bëri të ditur se do të investohen 11 milionë euro, ose rreth 8% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa janë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kulluese. Ai theksoi gjithashtu transformimin e strukturave të emergjencave civile dhe mobilizimin 24-orësh në të gjithë territorin.

Në përfundim, kreu i qeverisë garantoi mbështetje për të prekurit nga përmbytjet:

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci