Të fundit

Dy të arrestuar në Mitrovicë, sekuestrohen kokainë, armë e para

Prokuroria Themelore e Mitrovicës në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona për shitblerje narkotikësh.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te Q.H dhe R.H janë gjetur sasi kokaine, armë dhe para.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se pas zbatimit të masave të vecanta hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona, me iniciale Q.H., dhe R.H., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“”, thuhej në njoftim.

“Gjatë urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, armë dhe para. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë”, thuhej më tej.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të ndaluarve.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci