Të fundit

Rama falënderon ekipet në situatën emergjente: 30 intervenime nëpër kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka falënderuar ekipet që janë angazhuar pas gjendjes emergjente me vërshimet.

Rama ka bërë të ditur se në kryeqytet janë realizuar 30 intervenime.

Postimi i tij:

Falënderim dhe Mirënjohje

Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit.

Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Si Kryetar i Kryeqytetit, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit.

Falenderoj edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Lulzim Fushtica, për kontributin dhe angazhimin e tij në menaxhimin dhe koordinimin e situatës.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci