Të fundit

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme, ku pesë persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Prishtinë, dy burra janë arrestuar pas sulmeve fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Njëri nga ta ka vepruar nën ndikim të alkoolit, ndërsa të dy janë dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, një grua ka pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj. Viktima dhe tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas konsultimit me prokurorin.

Në Gjakovë, një burrë ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes nën ndikim të alkoolit dhe është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Vushtrri, një vajzë është sulmuar fizikisht nga babai i saj, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Leposaviq, një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

“Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci