Të fundit

Nis mbledhja e LDK-së, çka deklaruan anëtarët e Kryesisë?

Asnjë nga anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka shprehur qëndrim të qartë rreth të ardhmes së Lumir Abdixhikut, kryetarit aktual të LDK-së, para mbledhjes së parë të zyrtarëve kryesorë partiakë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ata i janë shmangur qëndrimeve të prera përmes përgjigje diplomatike.

Anëtarja e kryesisë, Jehona Lushaku-Sadriu tha para se të hynte në selinë e partisë se Kryesia do të thirret në bazë të statutit, e që më pas do të caktojnë edhe datën për mbledhjen e Kuvendit.

“E besoj që në bazë të statuti ne do të thërrasim edhe mbledhjen e kryesisë edhe aty do të bëhet e ditur ky diskutim dhe do ta caktojmë një datë për Kuvend”, tha ajo.

E pyetur nëse do të pranojnë dorëheqjen e Abdixhikut, ish-deputetja e vendosi përgjegjësinë tek siç e quan ajo “debat i brendshëm” mes anëtarëve.

“Kjo është kompetencë absolutisht e secilit anëtarë të Kryesisë edhe besoj që LDK njihet për një debat të brendshëm, për një demokraci të brendshme dhe është tepër e shëndosh që ky debat të kultivohet dhe të mbahet gjallë gjithmonë”, tha Lushaku-Sadriu.

As kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti nuk shprehu qëndrim të qartë rreth opsioneve për tejkalimin e krizës në LDK.

Sipas tij, për dorëheqjen e mundshme të Abdixhikut do të vendosin organet e LDK-së, siç janë kuvendi dhe Këshilli i Përgjithshëm.

“Është takim i yni takim konsultativ. Në kemi takim për çështjet tona të brendshme të partisë për media dhe për publikun pas takimit do të kemi një deklarim…Nuk e di do ta shohim tash për tash në takim. Nuk është vetëm kryesia kompetente për këtë çështje është Kuvendi, është këshilli i përgjithshëm”, tha Ahmeti.

Ndërsa, gruaja më e votuar në LDK, ish-deputetja Hykmete Bajrami u tha gazetarëve jashtë selisë së partisë se qëndrimet e saj do t’i prezantojë në diskutimet e brendshme që filluan rreth orës 14:00 të së martës.

“Është takim konsultativë që do të nis në ora 14:00, aty do ti shpreh qëndrimet e mia më pas do ti bëjë publike”, tha Bajrami.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i nënshtrohet një procesi ballafaqimi me vetveten pas disfatës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kryetari aktual Lumir Abdixhiku, të cilit ka nisur t’i lëkundet karrigia, paralajmëroi që në natën e zgjedhjeve thirrjen e Kuvendit të LDK-së ku pritet të diskutohen çështjet organizative të partisë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci